“Financial Times” artikull për Vuçiç: Nacionalistët serbë po rikthehen në Veri

7 Korrik 2023 | 13:38

Gazeta britanike “Financial Times” vë në dyshim aftësinë e presidentin Vuçiç për të kontrolluar aktualisht situatën në Veri të Kosovës.

Në artikullin e titulluar “Radikalët serbë po rikthehen në veri të Kosovës” tregohet për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për një pasojë të rëndësishme që ka shkaktuar kjo në veri të vendit: rritjen e nacionalizmit.

“Nacionalistët serbë po rikthehen në veri të Kosovës pas rritjes së pakënaqësisë me liderët në Prishtinë dhe Beograd,  potencialisht duke minuar bisedimet diplomatike dhe duke rritur rreziqet e sigurisë në Ballkanin perëndimor,”-shkruhet në këtë artikull.

‘Financial Times’ shkruan tutje se serbët e Kosovës po e shohin si të paaftë Vuçiçin për t’i mbrojtur interesat e tyre dhe e thotë një gjë të tillë me nënkuptimin se nuk është domosdo gjë e mirë për Kosovën.

“Serbët në Kosovë gjithnjë e më shumë po e shohin Vuçiçin dhe partinë politike të mbështetur nga Beogradi, Listën Serbe si të paaftë për t’i mbrojtur interesat e tyre.”- shkruhet në artikull.

Aty citohen disa personazhe periferike të politikës serbe në veri, përfshirë edhe një profesoreshë serbe që po protestonte në Leposaviq por edhe një politikan i Listës Serbe.

Në tjetrën anë, merret edhe qëndrimi i znj. Milica Andriq Rakiq, aktiviste e shoqërisë civile.

“Vuçiçi ka ndikim vetëm te Lista Serbe por ata nuk kanë autoritet, nuk kanë figurë karizmatike për ta udhëhequr komunitetin në një moment kritik kur frustrimi është kaq i lartë.” – kishte thënë ajo.

Ndërkohë, në fund të artikullit citohet edhe një koment qe  ish-presidenti amerikan Bill Clintoni  ka bërë për gazetën lidhur me situatën në Kosovë.

“Është keq për demokracinë në kohë afatshkurtër dhe për jetën e përditshme të njerëzve atje. Dhe (kjo) po i mban shtetet jo vetëm në ngërç por edhe duke e ftuar secilin të bëhet më i frustruar dhe të bëjë gjëra vetë-shkatërruese.” – raportohet të ketë thënë Bill Clinton.Gazeta britanike “Financial Times” vë në dyshim aftësinë e presidentin Vuçiç për të kontrolluar aktualisht situatën në Veri të Kosovës.

Në artikullin e titulluar “Radikalët serbë po rikthehen në veri të Kosovës” tregohet për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për një pasojë të rëndësishme që ka shkaktuar kjo në veri të vendit: rritjen e nacionalizmit.

“Nacionalistët serbë po rikthehen në veri të Kosovës pas rritjes së pakënaqësisë me liderët në Prishtinë dhe Beograd, potencialisht duke minuar bisedimet diplomatike dhe duke rritur rreziqet e sigurisë në Ballkanin perëndimor,”-shkruhet në këtë artikull.

Financial Times shkruan tutje se serbët e Kosovës po e shohin si të paaftë Vuçiçin për t’i mbrojtur interesat e tyre dhe e thotë një gjë të tillë me nënkuptimin se nuk është domosdo gjë e mirë për Kosovën.

“Serbët në Kosovë gjithnjë e më shumë po e shohin Vuçiçin dhe partinë politike të mbështetur nga Beogradi, Listën Serbe si të paaftë për t’i mbrojtur interesat e tyre.”- shkruhet në artikull.

Aty citohen disa personazhe periferike të politikës serbe në veri, përfshirë edhe një profesoreshë serbe që po protestonte në Leposaviq por edhe një politikan i Listës Serbe.

Në tjetrën anë, merret edhe qëndrimi i znj. Milica Andriq Rakiq, aktiviste e shoqërisë civile.

“Vuçiçi ka ndikim vetëm te Lista Serbe por ata nuk kanë autoritet, nuk kanë figurë karizmatike për ta udhëhequr komunitetin në një moment kritik kur frustrimi është kaq i lartë.” – kishte thënë ajo.

Ndërkohë, në fund të artikullit citohet edhe një koment qe  ish-presidenti amerikan Bill Clintoni  ka bërë për gazetën lidhur me situatën në Kosovë.

“Është keq për demokracinë në kohë afatshkurtër dhe për jetën e përditshme të njerëzve atje. Dhe (kjo) po i mban shtetet jo vetëm në ngërç por edhe duke e ftuar secilin të bëhet më i frustruar dhe të bëjë gjëra vetë-shkatërruese.” – raportohet të ketë thënë Bill Clinton.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026