“Gëlojnë familjet mafioze”- Dervishi: Çfarë na mësoi ngjarja e Fushë-Krujës
Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se sherri masiv mes fiseve Maja e Rraja, tregoi se këto të fundit kanë pushtetin në Krujë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se në Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit.
“Kjo është një ngjarje shumë e madhe, pra nuk ka lidhje me zinxhirin e krimeve që ndodhin përditë në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndë. Për mua kjo është një situatë e paracaktuar, pra të mbledhësh frytet e investimit që ke bërë. U nda pushteti me krimin. Fatmirësisht u filmua. Kjo ngjarje tregoi se politika është e ndarë nga krimi. Të gjithë i njihnin Rrajat, kjo ngjarje vërtetoi se ata kishin pushtetin në Krujë, të cilin ua dha politika. Rama ia vërtetoi popullit se pushteti është ndarë me krimin. Nëpër Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit. Më pas ata grumbullojnë vota dhe mbajnë në pushtet këto që janë”- tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë