Hajduti shiste makinat që merrte me qira! Gazetari: Nuk ka aspak kontroll

10 Korrik 2023 | 08:03

Pak ditë më parë një 34-vjeçar nga Kuçova është vënë në prangat e policisë së Vlorës për mashtrim.

Ai merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente më. Sipas policisë, ai i merrte automjetet me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.

Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanias se, në një vit në vendin  tonë denoncohen 7-8 raste të vjedhjes së makinave të marra me qira.

Ai tregoi se kompanitë që ofrojnë këtë shërbim në vendin tonë nuk kanë asnjë kontroll ndaj personave të cilëve u lënë makinat në përdorim kundrejt pagesës.

“Për marrjen e një makine me qira dorëzon një kartë dhe patentën dhe mund ta marrësh pa asnjë lloj kontrolli. Kompanitë nuk kanë një databazë të personave me precedentë penalë, pasi janë të dhëna që nuk jepen nga policia e shtetit. Makinat me qira përdoren edhe në ngjarjet kriminale, siç ishte raste si Dan Hutrës që kishte marrë një makinë me qira dhe atë  e përdori gjatë gjithë ditës së krimit. Është fenomen që ndodh shpesh në Shqipëri, që makinat me qira jepen nga kompani të palicencuara”, tha gazetari.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024