Çollaku: Emërimi i Fate Velaj si ambasador në Vjenë, qokë politike ndaj Ramës

10 Korrik 2023 | 18:53

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka reaguar me anë të  një statusi në Facebook në lidhje me dekretimin e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë.

Ai e ka quajtur zhgënjyes emërimin e Fate  Velaj si ambasador të Shqipërisë në Vjenë pasi sipas tij, ky emërim vjen në shkelje të konventës së Vjenës.

Çollaku shkruan se arsyeja se pse Velaj nuk duhet të emërohet ambasador është sepse ai është shtetas austriak, ndërsa e ka quajtur dekretimin nga ana e presidentit një qokë politike ndaj Ramës.

“Zhgënjyes dekretimi i Fate Velaj si ambasador i Shqipërisë ne Vjene..

Emerimi i z Fate Velaj vjen ne shkelje te Konventës se Vjenës nenit 8 te saj.

Zoti Velaj është shtetas austriak dhe Konventa e Vjenës e ndalon dekretimin e një ambasadori ne te njëjtin vend ku është shtetas.

Propozimin e z Velaj si qoke politike nga shërbimet ndaj Ramës e kuptoj, çfarë ne mënyre zhgënjyese me çudit është konfirmimi i Presidentit te Republikës me ketë shkelje flagrante te konventave ndërkombëtare ne emërimin e një ambasadori”,-shkruan Çollaku.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026