Dyrnjaja: Balla ka qenë në çadrën e Gramoz Ruçit, pse Rama e bëri Ministër
Gazetari Denis Dyrnjaja foli në lidhje me dekretimin e Taulant Ballës si Ministër të Brendshëm.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania ai tha se Blla ka qenë gjithmonë në çadrën e Gramoz Ruçit, duke shtuar se ai ka mbajtur një profil të kujdesshëm për të ngjitur shkallët e pushtetit.
Më tej ai theksoi se Rama caktoi Ballën në këtë post në mënyrë që të ketë diversion brenda partisë.
“Nuk matet krimi në Shqipëri me statistika. Balla ka mbajtur një profil të kujdesshëm shumë të ulët, për të ngjitur shkallët e pushtetit dalëngadalë. Ka qenë gjithmonë në çadrën e Gramoz Ruçit. Nuk i ka hypur vetja në qejf për ta tejkaluar Gramoz Ruçin derisa ishte ai në fuqinë e vet politike. Balla duroi shumë derisa i erdhi pushteti. Balla është një lojtar politik, që ka krijuar shumë armiq në PS. Rama e bëri këtë sepse deshiron të ketë diversion brenda partisë së vet”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut