Fundi i epokës Maldini, pas 7 dekadash s’ka asnjë përfaqësues të familjes te Milani
Gjatë plot afro 7 dekadave në skuadrën e Milanit ka pasur një përfaqësues të familjes së njohur sportive Maldini, ku i pari ishte Cesare, e i fundit Danieli. 21-vjeçari është huazuar tek Empoli pas një vendimi të marrë së fundmi nga drejtuesit e klubit, duke bërë që për herë të parë tek kuqezinjtë, të mos ekzistojë më ky mbiemër, jo vetëm në fushë, por madje as në trajnim apo role drejtuese.
I pari që shënoi nisjen e kësaj dinastie ishte Cesare Maldini, mbrojtësi që iu bashkua kuqezinjve në 54-ën, ku edhe pas karrierës si futbollit, u kthye në rolin e trajnerit. Pas tij stafetën do ta merrte i biri, një legjendë e Milanos, Paolo i cili ia dedikoi karrierën ekipit të djajve. Prej moshës 10-vjeçare, duke kaluar më pas në futbollin profesionist, e deri në emërimin si drejtor sportive i klubit.
Pika e përbashkët mes dyshes Cesare e Paolo është se kanë fituar Ligën e Kampionëve me Milanin. Danieli ishte trashëgimtari i fundit i familjes Maldini, por pa mundur të ketë shkëlqimin e parardhësve të tij tek klubi kuqezi. 21-vjeçari do të jetë pjesë e Empolit në sezonin e ri, ndërsa në ekipin e parë ka luajtur vetëm 15 ndeshje, ndërsa ishte pjesë e repartit ofensiv. Kujtojmë se pak javë më parë Milani shkarkoi drejtorin sportiv Paolo Maldini, duke e fajësuar atë për dështimet në merkato, ndërsa hakmarrja duket se ka vijuar deri tek i biri.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë