“E donin të gjithë”- Rrëfimi i mikut të babait që u mbyt me djemtë, fotoja e fundit
Albert Karaxha, miku i Elvis Halilaj, 55-vjeçarit që u mbyt së bashku me dy djemtë e tij të mitur në plazhin Vilë Bashtovës, ishte këtë të mërkurë në emisionin e Good Mornings Albanians ku apeloi për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen e të ndjerit e cila është në kushte të vështira ekonomike.
Karaxha publikoi dhe foton e fundit të 50-vjeçarit të shkrepur prej tij. Ai tha se Halilaj ishte një personazh shumë i dashur në komunitet, pozitiv dhe që kurrë nuk ankohej për situatën e vështirë ekonomike.
“E kisha shumë mik, zoti e mëshiroftë edhe fëmijët e tij. Jetonim në lagje dhe rinim shpesh. Kjo është fotoja e fundit që i kam bërë. Ne shkrepnim foto duke bërë shaka, se ai ishte njeri që nuk i donte fotot.
Nuk është gjetur asnjë foto për të ndaj dhe publikuam dhe këtë foto. Ne kemi themeluar një fondacion që po i shërben, mikut tim, familjes së tij, pasi tani ai nuk është më.
Ne nuk e dinim gjendjen e tij pasi ai kurrë nuk u ankua.
Unë u njoftova nga efektivët e policisë, kur ndodhi tragjedia, pasi kishte makinën e bashkëshortes time. Ne ia kishim dhënë që ta paguante me këste, për ta ndihmuar. Kemi filluar një bashkëpunim me postën tonë, më pas mori motorin dhe ngriti klientelën e vetë dhe klientët kishin shumë dashuri për të”, tha Karaxha.
Albert Karaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, tha gjithashtu se kanë hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës