Çështja Ahmetaj/ Tabaku deputetëve të PS: Duhet të jepni dorëheqjen me radhë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në seancën e sotme se nëse do mbahej përgjegjësi politike për çështjen e Ahmetaj dhe inceneratorëve, të cilën ajo e quajti aferën më të madhe korruptive në vend, të gjithë deputetët e PS duhet të jepnin dorëheqjen.
Ajo i akuzoi ata se në komisionin hetimor për inceneratorët nën betim, ata i dolën krah ish-zëvendës kryeministrit. Tabaku tha se ishte turp që në seancën e ditës së sotme të mos diskutohej për atë që është afera më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
“Janë të paktën 6 ministra dhe ish-ministra, është një zëvendës kryeministër, janë katër kryetar bashkish, tre prej tyre në detyrë të cilët sot duhet të përgjigjen para drejtësisë. Është i gjithë këshilli i ministrave që ka ngritur shtetin në këmbë për t’i dhënë një kontratë korruprtive tre personave që erdhën vetëm prej miqësisë së tyre me dy ish minsitra, sot është minimumi i llogarisë publike që të flitet këtu për këtë çështje.
Të flitet pasi ish-zëvendës kryeministri , ish ministri i financave, ish ministri i ekonomisë, ish-ylli në ngjitje i qeverisë socialiste, ish-gardiani i financave publike ka çelur buxhetin e shtetit për tre persona në kërkim dhe është bërë mbrojtësi më i mirë i korrupsionit dhe njëkohësisht zbatuesi më i mirë i buxhetit të shtetit.
Nëse sot do kishte përgjegjësi politike të gjithë me radhë duhet të jepnit dorëheqjen. Kjo është afera më e madhe që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar, kjo është afera që duhet të dikutonte ky parlament sot. Është turp që parlamenti të mos diskutj sot për këtë”,-tha Jorida Tabaku.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta