“Ahmetaj ndodhet në Shqipëri”, Nard Ndoka: Çfarë ka në dorë ish-ministri

14 Korrik 2023 | 13:46

Kreu i PDK Nard Ndoka është shprehur se kërkesa e SPAK për ish-ministrin Arben Ahmetaj është ekstreme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një denigrim të figurës së Ahmetajt duke shtuar se është Gjykata ajo që bën kërkesën për arrestim e jo SPAK.

Ndërsa foli me detaje se si nisi ‘lufta’ mes kreut të qeverisë dhe Ahmetajt, shtoi se ky i fundit nuk është larguar nga vendi dhe ndodhet në Shqipëri.

Për Ndokën Ahmetaj ka zgjedhur një vend ku mund të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme  me avokatët e tij, të cilët pak më parë deklaruar se klienti i tyre ndodhet në Angli.

“Kërkesa e SPAK është në ekstrem. Ka pasur një denegrim për figurën e Ahmetajt, Ishte e bërë me regji. Gabimi I SPAK mund të kërkonte autorizimin për hetim por jo për arrestim. Është Gjykata ajo që e arreston.  Ahmetaj e ka kuptuar që ka një luftë të hapur politike nga shefi I tij.  Ka dyshime që të gjitha këto denoncime e kanë origjinën nga Ahmetaj. Dokumentet përfunduan te LSI, dhe është bërë një lidhje që këto dokumente  te Meta I ka çuar Ahmetaj. Dhe këtu ka nisur goditja. Ahmetaj ka dhe dokumente të tjera përveç atyre që i ka dorëzuar opozitës. I ka shantazhuar gjatë kësaj kohe. Ahmetaj është një lojtar i përgatitur. Ahmetaj mund të jetë në Shqipëri. Unë kam informacione që ai është këtu.  Në bazë të skemës që unë shoh. Ai nuk ka arsye që pse të largohet. Ai ka zgjedhur një vend që të komunikojë gjatë gjithë kohës me avokatët e tij”-tha Ndoka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024