Boksieri Kristian Prenga nderohet në SHBA, i dorëzohet çmimi ‘çelësi i qytetit’
Kristian Prenga është padyshim një nga boksierët më të mirë shqiptarë, ndërsa po regjistron suksese dita ditës.
Atleti nga Mirdita pak është vlerësuar nga kryetari i bashkisë së Garfield, Richard Rigoglioso, ndërsa i është dorëzuar çmimi ‘çelësi i qytetit. Boksieri shqiptar i cili numëron plot 13 fitore me nok out, takoi numrin 1 të qytetit në zonën e New Yersey, me këtë të fundit që vlerësoi kontributin e Prengës.
Në vizitën e tij, Prenga zhvilloi dhe një leksion me fëmijët në një prej shkollave të zonës ku tregoi rëndësinë e sportit. I kthyer në një personazh tejet të dashur për qytetarët, nuk mungoi as pritja nga drejtuesit e policisë së Garfield, ku mori përgëzime për kontributin që jep në sportin e boksit.
Kujtojmë se Kristian Prenga është një nga boksierët më të suksseshëm shqiptarë, të cilët vijojnë karrierën e tyre nëpër botë. Në karrierën si profesionist numëron vetëm 1 disfatë dhe 13 fitore të gjitha me knock out. Më 22 korrik, 32-vjecari ka një përballje tejet të rëndësishme ndaj Santander Silgado Gelez.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve