Mbahet në Kosovë protesta e veteranëve të UÇK-së
Është mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, tubimi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët protestuan në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare kundërshtojnë miratimin e ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.
Të pranishme në protestë ishin dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, si dhe deputeti Rashit Qalaj.
Protestuesit mbanin në dorë pamkarta në të cilat akuzohej shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari se i ka fyer veteranët e UÇK-së, gjatë përgjimeve të bëra publike me pjesëtarët e Listës Serbe.
Duke i cilësuar si një skandal përgjimet, veteranët kërkuan që Lila të dorëzojë mandatin e deputetes.
Nga ana e presidentes Vjosa Osmani, veteranët kërkojnë që të kthejë mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën