“Qytetarët e duan atë”- Kovaçevski dhe Bërnabiç sfidojnë Ramën për Open Balkan

17 Korrik 2023 | 09:48

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë sfiduar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për Ballkanin e Hapur. Ndërsa Rama e deklaroi se nisma e ka kryer misionin e saj, kyeministri maqedonas Dimitar Kovaçevsky, shkruan përmes një postimi në facebook se Ballkani i Hapur ka dhënë rezultate konkrete dhe njerëzit e duan atë.

“Nisma Ballkan i Hapur jep rezultate konkrete dhe qytetarët e duan atë”, shkruan Kovaçevski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministria serbe Ana Bërnabiç inaguruan sistemin e ri të përbashkët elektronik qe u mundëson  qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të udhëtojnë më shpejt dhe me efikasitet drejt destinacionit të tyre.

“Së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, sot promovuam sistemin e përbashkët elektronik për vjeljen e tarifave. Ky sistem mundëson lëvizje të shpejtë dhe efikase të qytetarëve me ndihmën e pajisjes speciale TAG, e cila pas regjistrimit funksionon pa probleme në të dy vendet.

Ky është shembulli më i mirë që Open Balkan punon dhe ofron rezultate dhe përfitime konkrete, siç është sistemi i përbashkët i faturimit elektronik që do të kontribuojë në cilësi më të lartë dhe kushte më të mira jetese për qytetarët tanë.

Periudha e verës është momenti i duhur që qytetarët e Maqedonisë të fillojnë të përdorin M-tag më aktivisht, kjo do t’ua bëjë udhëtimin më të lehtë dhe më të shpejtë.

Procedura është e thjeshtë dhe përfitimet janë të mëdha!”, ka shkruar Kovaçevsky duke sfiduar kështu qëndrimin e kryeministrit Rama lidhur me Ballkanin e Hapur. Në vitin 2019 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut asokohe, Zoran Zaev,  krijuan Minishengenin Ballkanin e cila me pas ndryshoj emer duke u quajtur Ballkani i Hapur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026