Analisti: 19 persona në Ballkan do shpallen non-grata, edhe shqiptarë në listë

17 Korrik 2023 | 10:55

Analisti Bedri Elezi deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti.

Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajon. Ai shton se këta persona konsiderohen nga SHBA-të si individë që kanë cënuar marrëdhënet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Departamentin e Shtetit, si dhe kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-ve.

“Pritet të kemi në Shqipëri, pritet të kemi në Kosovë, pritet të kemi në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, në të gjithë Ballkanin persona non-grata.  Është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan. Tani këto informacione janë përpunuar dhe vendimi është që minimalisht të shpallen persona të padëshiruar për SHBA-të të gjithë ata që kanë cënuar marrëdhëniet me SHBA-të, sigurinë e saj apo interesat e saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026