Stuhia e të nxehtit, meteorologia bën paralajmërimin për javën e ardhshme
Elbasani dhe Berati kanë përjetuar sot temperatura deri në 42 gradë Celcius. Kështu bëri me dije meteorologia Lajda Porja në një intervistë për Euronews Albania, e cila theksoi se jemi në javën e dytë të të nxehtit afrikan, valë kjo që nuk e kishim parë kurrë më parë si këtë vit.
Kukësi me 39 gradë Celcius mban rekord për temperaturën më të lartë në zonat malore, tha Porja.
“Parashikoj që kjo valë të qëndrojë deri në fillimin e javës tjetër, deri ditën e hënë ku temperatura shumë të larta do të përjetojë jo vetëm Shqipëria, por jugu i Italisë, Greqia, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovina, pra spostimi i valës nga Spanja, ku Spanja po merr pak frymë, tashmë epiqendra është stacionuar në Siçili, ku Siçilia dhe Italia jugore do të thyejnë rekorde historike me temperatura ekstremisht të larta. Nga e enjtja ose e premtja do të kemi vlerat maksimale ku nuk përjashtohet 43 gradë, ose lehtësisht mbi 43 gradë,” – u shpreh Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë