Kikia: Me dosjen britanike asnjë gjykatës në botë s’do ta çonte Berishën në burg

18 Korrik 2023 | 21:20

Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë për “Noë me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania se dosja e përgatitur nga Britania e Madhe që ka shpallur Sali Berishën non grata nuk është juridike, por politike.

Sipas tij asnjë gjykatës në botë nuk do ta çonte Berishën në burg duke iu referuar asaj dosjeje.

“Këto nuk janë vendime drejtësie, këto janë vendime politike dhe shpesh mund të perceptohen apo konsiderohen edhe siç i quajti zoti Berisha, thashetheme të Tiranës. Padyshim që me atë dosje, asnjë gjykatës në asnjë vend të botës nuk do të mund ta çonte zotin Berisha në burg, por vendimet për ta shpallur non grata nuk janë vendime gjyqësore, nuk kanë karakter penal, janë vendime politike të cilat konkludojnë një objektiv politik, një qeveri, një shtet kërkon që të mos ketë raporte politike, apo kërkon të nedërmarrë një lëvizje politike për të penguar, larguar, mënjanuar një x politikan, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të tjera dhe është shpikur ky mekanizëm,” – u shpreh Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026