Spahiu: Anëtarësohem në Foltore nëse Berisha gjen një provë kundër King-Smith
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të përdorë argumente bosh për t’u mbrojtur përballë SHBA-së dhe Britanisë që e kanë shpallur non grata.
Siç u shpreh dhe juristi, ai vetë do të ishte i gatshëm të anëtarësohej në Foltore nëse Berisha do të kishte vërtetë prova për korrupsionin nga ambasadori anglez, por është jo dinjitoze sipas tij që të flitet për diçka të tillë, i pabazuar në prova konkrete.
“Nuk mund të dalë Berisha dhe të mbrohet me intriga duke thënë që kam video për aferat seksuale të ambasadores amerikane, apo kam prova për korrupsion të ambasadorit anglez. Unë e kuptoj që kjo është një përplasje shumë e madhe dhe ngjall reaksion, mërzitje, gjaknxehje, por me një eksperiencë prej dekadash në politikë duhet të ketë një mbrojtje dinjitoze dhe me prova. Unë do të isha i gatshëm të rreshtohesha dhe të vija në Foltore nëse shihja një provë sot që ambasadori britanik është i korruptuar,” – u shpreh Spahiu, i cili sqaroi se anëtarësimin në Foltore e përdori si metaforë, pasi nuk do të përfshihet në asnjë parti pas dështimit të kauzës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve