Ulen kreditë me probleme, vlera e përgjithshme arrin në 35.7 mld lekë

19 Korrik 2023 | 16:08

Kreditë e me probleme shënuan një ulje të lehtë në vitin 2022. Vlera e tyre arriti në 35,7 mld lekë, ose 2.4 mld lekë më pak se viti paraardhës.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2022 kredia me probleme arriti nivelin 35.7 miliardë lekë, duke u ulur me 2.4 miliardë lekë, ose 6.38 % krahasuar me një vit më parë.

Sipas Raportit Vjetor të Bankës Qendrore, treguesi i kredive me probleme bruto ka pësuar një rënie prej 0.7 % në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 5% në fund të vitit 2022.

Në portofolin e kredive të rregullta, evidentohet rritje e kredive të klasifikuara “standard” me 0.62 pikë përqindje dhe kredive të klasifikuara “në ndjekje” me 0.05 pikë përqindje.

Ndërkohë, në portofolin e kredive me probleme, evidentohet ulje e klasave të kredive “të dyshimta” dhe “të humbura” me 0.05 pikë përqindje dhe 0.65 pikë përqindje.

Për sa i përket cilësisë së kredisë të ndarë sipas llojit të subjektit, treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë në nivelin e 6 %, ndërkohë që për individët ky tregues shënoi nivelin 3.8 %.

Nga të dhënat e raportuara nga BSH-ja, rezulton se 86 % e portofolit të kredive është e kolateralizuar.

LEEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026