Në market dhe një fëmijë i vogël, çfarë kapën kamerat nga vrasja e Lekstakaj

21 Korrik 2023 | 14:14

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ishte këtë të premte në marketin ku dy ditë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz Nikolin Lekstakaj.

Demushi tha se Lekstakaj kishte hyrë në market për të blerë një pijë freskuese dhe kishte ndarë një bisedë të shkurtër me shitësen dhe një fëmijë të mitur që ndodhej aty.

Viktima u qëllua pabesisht nga një breshëri kallashnikovi, në momentin që doli nga marketi, duke humbur jetën në vend.

Policia është vendosur menjëherë në lëvizje dhe janë marrë në pyetje shumë antëtarë të familjes Nikulaj, pasi hasmëria mes dy fiseve është një nga pistat kryesore.

“Ishte rastësi apo mesazh dita në të cilën Nikolin Lekstakaj u ekzekutua? Pasi në të njëjtën datë, fiks tre muaj më parë u ekzekutua Ardian Nikulaj në ambientet e biznesit të tij”, tha gazetarja Demushi.

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arritur të gjejë automjetin me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Mjeti u gjet i djegur vetëm pak kilometra larg vendit të gjarjes, në fshatin Gjadër.

Brenda në automjet janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizës.

Demushi tha se janë dy kamera që kanë filmuar gjithë skenën e krimit, por për shkak të cilësisë së dobët ato nuk i kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve, të cilët kanë qenë dy.

“Ka pasur vetëm dy kamera kamera sigurie, por për shkak të cilësisë së ulët ka qënë e pamundur që pikërisht për grupin hetimor dë bëhej e mundur edhe indetifikimi i autorëve Deri në këto momente bëhet fjalë për dy persona referuar edhe dëshmisë së shitëses e cila ka qënë në ambientet e brendshme”, tha Demushi.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026