“S’di ku gaboi”, Ministri Dukaj:, Abazoviç ka kontribuar në integrimin e shqiptarëve

22 Korrik 2023 | 14:56

Marash Dukaj, ministër i administratës publike në Mal të Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se do të insistojnë që pikat e planit të tyre të punës të jenë patjetër në programin qeverisës.

Sipas tij, Tuzi sot është model i qeverisjes jo vetëm për komunat shqiptare në Mal të Zi, por merret si model edhe në të gjitha komunat e tjera.

Ndër të tjera, Dukaj foli dhe për Dritan Abazoviç dhe kontributin e tij në integrimin e shqiptarëve nëpër institucione.

“Është vështirë të thuash se ku gaboi Dritani. Unë mendoj se ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet. Asnjëherë më parë shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kaq të integruar sa janë sot. Në komunat ku jetojnë shqiptarët nuk janë bërë investime sa po bëhen dhe po planifikohet të bëhen,” – u shpreh Dukaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026