U fotografua vota në Rrogozhinë, Nesturi: E drejtë ndërprerja e procesit të votimit

23 Korrik 2023 | 13:14

Analisti Plator Nesturi e konsideroi të drejtë ndërprerjen e procesit të votimit në Rrogozhinë në momentin që një qytetar fotografoi votën.

Ndërkohë sa i takon kërkesës së komisionerëve për të larguar median, Nesturi tha se jo gjithçka duhet marrë negativisht.

“Kjo mund të bëhet dhe për të cilësuar situatën. Në një farë mënyre ka një sens edhe tolerimi, edhe në arsyetim kur bëhet. Nuk duhet t’i marrim gjërat majë për majë,” – u shpreh Nesturi.

Celibashi tha se fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet.

“Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar,” – deklaroi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026