Këshilli Kombëtar “injoron” Komisionin e Apelimit: Është antistatutor, nuk ekziston

27 Korrik 2023 | 19:50

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur dhe ashtu siç ishte parashikuar po zhvillohet online. Të pranishëm janë 245 anëtarë.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi në nisje të mbledhjes ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se dje në mesnatë ka marrë një e-mail anonim nga një adresë e-mail: “[email protected]” në emrin e një anëtari të Këshillit znj. Flutura Açka, ku bashkëlidhur ishte një dokument pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, për shfuqizimin e aktit të thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm. Z. Bardhi mësohet se ka kërkuar që përpara se të kalohet tek miratimi i Rendit të Ditës, të diskutohet mbi këtë situatë.

3 anëtarët e Komisionit të Drejtimit të Mbledhjes Dhurata Çupi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, lexuan qëndrimin e tyre për situatën. Mësohet se ato janë shprehur se:

“E-mail i nisur në emër të një organi statutor të PD –së, siç është Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritet, është një shkelje e rëndë statutore për shkak se ky organ statutor nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar, nuk është konstituuar dhe për pasojë nuk ekziston.

Nga ana tjetër, argumentet e dhëna në shkresën pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, me emrin e poshtëshënuar “Kryetari Flutura Açka”, janë tërësisht antistatutore dhe kanë si qëllim përhapjen e lajmit të rremë për moszhvillimin e mbledhjes, me qëllimin e vetëm të pengimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar në kushtet e parashikuara në nenin 46, pika 4 e Statutit, është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Formulimi i rendit të ditës i bërë prej Sekretarit të Përgjithshëm, është tërësisht statutor por në çdo rast ai mbetet një propozim për rend dite, sepse Rendi i Ditës së mbledhjes së Këshillit, miratohet në fillim të mbledhjes nga vetë Këshilli Kombëtar. Cilido anëtar i Këshillit Kombëtar që nuk është dakord me formulimin e propozimit për rend dite të bërë nga autoriteti statutor përgjegjës për thirrjen e mbledhjes – që në kushtet e pikës 4 të nenit 46 është vetëm Sekretari i Përgjithshëm – ka të drejtën që të bëjë kërkesa dhe propozime për riformulimin, ndryshimin, shtesën apo heqjen  e pikave të Rendit të Ditës.

Pretendimi që votimi duhet të bëhet i fshehtë dhe mbledhja online nuk e mundëson këtë gjë është tërësisht i pabazuar në dy drejtime: Së pari, nuk ka asnjë rregull në Statut sesi kryhet votimi në rastin e aplikimit të nenit 46, pika 4 e Statutit dhe në çdo rast është vendimmarrje e Këshillit forma e votimit; dhe Së dyti, platforma elektronike ZOOM e përzgjedhur për pjesëmarrjen në mbledhje, mundëson teknikisht votimin e fshehtë në rast se Këshilli Kombëtar voton për të përzgjedhur “votimin e fshehtë” si formë votimi për vendimmarrjen e tij.

Dhe së fundmi, mashtrimi publik se Këshilli Kombëtar i PD nuk ka Rregullore të Brendshme është një shkelje e rëndë etike, për shkak se Këshilli Kombëtar jo vetëm ka miratuar Rregulloren e tij të Brendshme në mbledhjen e datës 15 Janar 2022,por mbi përmbajtjen e saj ka zhvilluar diskutime të gjata dhe ka bërë edhe ndryshime të shumta mbi draftin e propozuar nga grupi i punës. Ky është një fakt publik që rezulton të jetë pasqyruar gjerësisht në media në atë kohë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026