“Valë prangash”, gazetari bën paralajmërimin: Emra të tjerë në dosjen e SPAK
Gazetari Elkier Bushkolaj ka komentuar megaoperacionin e ditës së sotme të zhvilluar nga SPAK në tre qytete, në Shkodër, Kukës e Tiranë, ku në pranga kanë rënë zyrtarë dhe biznesmenë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se në dosjen e SPAK ka dhe emra të tjerë zyrtarësh të autoriteteve ligjzbatuese për të cilët do të lëshohet urdhër-arresti.
Më tej ai bëri lidhjen mes fisit të Bajrave dhe Ervis Martinajt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar por që nuk ka asnjë gjurmë për të se ku mund të jetë.
Ardit Hasanbenga dyshohet se ka krijuar kushte të nevojshme për vrasjen e Ibrahim Licit. Ky i ka siguruar kushte. Një vit më përpara ky ka qenë shef krimesh në Berat. Në Berat vjet u kap një megaparcelë në Berat me 100 të punësuar. Kjo solli një furtunë në policinë e Beratit. Ajo që nuk është publikuar është se shumë prej atyre të punësuarve ishin të ardhur nga Shkodra. Asokohe u shkri e gjithë kupola e policisë së Beratit, dhe u riformatua. Kjo tregon se kemi të bëjmë me personazhe mjaft të rëndësishëm të botës së krimit.
Deri më tani nga hetimet paraprakisht dyshohet që lidhja kryesore ka qenë biznesi i kazinove. Martianaj ka bashkëpunuar me grupin e Bajrave për menaxhimin e kazinove në Shkodër. Me mbylljen e kazinove kanë nisur dhe konflikteve me palëve që kanë pasuar dhe me vrasje. Ky është vetëm maja e ajsbergut të kësaj dosje. Absolutisht do të dalin dhe emra të tjerë. Flas për zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese. Personazhi politik në të gjithë këtë histori është Pëllumb Gjoka i cili ka pasur një rol vendimtar në fitoren e PS”- tha ai..
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq