“Maratona Enkelana” në Pogradec, mbi 700 pjesëmarrës. Akset që do bllokohen
Nesër në Pogradec mbahet edicioni i dytë i maratonës Enkelana. Në këtë garë sportive pritet të marrin pjesë mbi 700 sportistë.
Ditën e shtunë, m datë 29 Korriku në Pogradec mbahet edicioni i dytë i “Maraton Enkelana”. Maratona ndërkombëtare e vrapit e cila tashmë është e certifikuar për Pogradecin, pritet të sjellë një numër të lartë turistësh por dhe pjesëmarrësish. Këtë vit janë mbi 35 vende pjesëmarrëse nga gjithë bota dhe mbi 700 pjesëmarrës. Maratona do jetë në dy disiplina në 21 km nga Lini në Pogradec dhe 10 Km nga Pogradeci në Tushemisht.
Për shkak të zhvillimit të maratonës, qyteti dhe aksi nacional do jenë të bllokuara për gati 1 orë e 30 minuta pa lëvizur automjetet. Autoritetet bëjnë thirrje që kushdo që do të lëvizë në këtë aks, të tregohet I kujdesshëm për të shmangur trafikun e krijuar.
Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰. Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça. Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.
Për Klevis Canen Drejtorin e Sporteve në Pogradec ky eveniment sportiv është mjaft i rëndësishëm për promovimim e Pogradecit, ashtu edhe për të promovuar jetën e shëndetshme.
Ceremonia përmbyllëse e kësaj maratone në të dy disiplinat do të bëhet në Odeonin e qytetit në 29 Korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë