“Bileta e urbani duhet të shkojë drejt dyfishimit”-përfaqësuesi i transportit publik
Përfaqësuesi i shoqatës së transportit publik, Kostandin Foni foli në lidhje me situatën transportit publik në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se katër linja deri më tani kanë falimentuar.
Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta situatë çmimi i biletës së urbanit mund të rritet.
“Katër linja kanë falimentuar. Ky shërbim nuk është rentabël në rast se nuk ka një mbështetje financiar. Këtë e thonë dhe vetë ekspertët e Bashkisë, duke thënë se ky shërbim ka nevojë për mbështetje financiare. Nga ekspertët tanë që kemi komunikuar dhe kemi bërë të gjitha analizat për çmimin e biletës, çmimi duhet të shkojë drejt dyfishimit. Nuk e vendosin operatorët çmimin e biletë, operatorët propozojnë. Në rastin konkret, ku Bashkia nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve dhe operatorët nuk duhet të ndryshojnë, por duhet të rimbursohet vlera e çmimeve që është rritur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve