Basha: Dosja e inceneratorëve dëshmi se Rama ka ndërtuar një shtet të korruptuar

2 Gusht 2023 | 13:58

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në rrethe. Këtë të mërkurë ai ishte në qarkun e Gjirokastrës, ku ka ripërsëritur se vetingu i politikënve është i domosdoshëm.

Nga Gjirokastra ai ka komentuar edhe njëherë dosjen e inceneratorëve dhe e ka quajtur atë dëshmi dhe provë që kryeministri Rama ka ndërtuar një shtet të korruptuar.

“Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve.

Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.

Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”,-tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026