2 muaj pa ujë të pijshëm, 800 banorë në Maliq ankohen se puset e kanë ujin të ndotur
800 banorë të fshatit Shën Gjergj në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej thuajse 2 muajsh. Banorët bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve kanë vetëm një orë ujë në mëngjes dhe ai është i pa pijshëm, pasi është I ndotur.
Në kushte të tilla janë të detyruar ta kullojnë ujin për t’u larë ndërkohë që për t’a konsumuar shkojnë në zona të tjera të fshatit tek bashkëfshatarët të cilët kanë qenë të detyruar të hapin puse për ujin e pijshëm.
“e para nuk është i pijshëm, çdo pajisje që kemi në shtëpi kanë dalë jashtë përdorimit se bllokohen tubat nga dherat e krimbat, nuk bën as për t’u larë. Ato 10 min që vjen, nuk e përdorim dot. Kemi dy muaj pa ujë”- tha Irma Shkëmbi, banore.
Sekonda 52 “gjithë vitin është i njëjti ujë, e na kanë kërcënuar, nxirre atë paguren me uje se do ua presim fare”
“po bëjmë një muaj e gjysmë me një orë ujë. Edhe ky uje që është, është me krimba, nuk pihet. Ne për të larë mos lahemi? Një ditë të Lahem dy ditë mos lahem? Ku ta gjej ujin tja hedh banjës. Ku të shkoj, nga tja mbaj?- u shpreh Nevruz Shkëmbi.
Sinkron Pandora Dulo – banor
“Uji nuk është i pijshëm, edhe napka që vëmë tregon krimba, zhaba, çdo gjë ka. Është i pisët. Të vijnë të na i pastrojnë.”- Pandora Dulo.
“Këtë e mbushim me ujë dhe e marrim me pompë që e ngjitim lart por uji që vjen është më torfë, me krimba, i pisët, nuk pihet fare. E kemi problem sidomos këtë kohë, tani është shumë problem. Si ja bëjmë, mbushim plot e përpjetë, njëherë në puset.”- theksoi Armand Dulo, banor.
I kontaktuar nënkryetari i Bashkisë Maliq Eridjon Rustemi ka bërë me dije se nga thatësira e ditëve të fundit njeri nga puset që furnizon me ujë të pijshëm fshatin ka humbur nivelin e ujit në depozitë dhe kjo ka sjellë reduktimin e orareve të furnizimit me ujë të pijshëm, çka ka sjellë ndotje fizike të ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve