Ndahet nga jeta ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj
Fadil Canaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i PS-së, Petro Koçi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
“Sapo me njoftuan se eshte shuar Fadil Canaj.
Ndihem i pikelluar nga ky lajm i hidhur. Fadili mbeti nje kuader i suksesshem i policise tone.
I jam mirenjohes ketij burri per profesionalizmin dhe integritetin qe percolli tek une gjate mandatit tim si Minister Rendi. Ishte nje shef kabineti institucional, atdhetar, krenar dhe profesionist. Bashke perballuam krizen e Kosoves, rivendosjen e rendit pas 14 shtatorit, votimin e Kushtetutes dhe ringritjen e infrastruktures ligjore dhe logjistike te policise. Lamtumire Fadil Canaj!Shteti dhe policia kane nevoje per modelin tend.
Ne 40 vjet karriere ne Policinë e shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur detyra te ndryshime si:
Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.
Mësohet se të dielën më 6 Gusht 2023 do te behën homazhe pranë Drejtorisë se Përgjithshme nga ora 10-12.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5