260 mijë demokratë bojkotuan dhe Bashën dhe Berishën, Gështenja: Koha të reflektojmë

12 Gusht 2023 | 12:53

Deputeti demokrat Lefter Gështeja tha në një intervistë për Euronews Albania se përçarja e PD nuk i shërben të ardhmes së vendit.

Gështenja u shpreh se fakti që 260 mijë demokratë i bojkotuan zgjedhjet  e fundit, duke refuzuar të votojnë as për Bashën e as për Berishën është shenjë që në PD duhet të ketë reflektim.

“Kemi rastin e 14 majit, kemi 260 mijë demokratë që nuk zgjodhën asnjë palë, nuk votuan. Çfarë do bëjmë për këta njerëz që u ka ikur besimi për secilën palë. A duhet të punojmë që këta njerëz të afrohen? Ajo që kemi thënë të gjithë bashkë është të ulemi, të reflektojmë, të bëjmë një analizë pse PD erdhi në këtë gjendje, pa prerë koka politikisht, por secili duhet të ketë një përgjegjësi dhe pas kësaj duhet të kemi një proces real me zgjedhje reale, me votues dhe kandidatë realë. Në asnjë nga proceset në PD nuk ka pasur garë reale”,  tha Gështenja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026