“Më pëlqen çaji e byreku”, Rashica rrëfehet si lojtar i Besiktas: Po mësoj turqisht
Milot Rashica është lojtari më i ri i Besiktas në Turqi, ndërsa u transferua nga skuadra e Norëich. Sulmuesi qëndroi për një sezon në huazim tëk Galatasaray, ndërsa tanimë për 4 vitet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e shqiponjave.
27-vjecari i cili ka veshur dhe fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë ka reaguar për herë të parë për këtë kalim.
Rashica ka treguar ngjashmëritë mes Vushtrisë vendit të tij të lindjes dhe Stambollit
“E kam thënë edhe më herët, mentaliteti dhe njerëzit janë thuajse të njëjtë si në Kosovë, posaçërisht ushqimi. Këtu e kisha një kohë të mirë dhe e shijova. Ushqimi? Ne kemi byrek edhe në Kosovë, gjithashtu edhe çaj, posaçërisht në qytetin tim. Ne pimë shumë çaj gjatë tërë kohës, kështu që ka shumë gjëra që i kemi të ngjashme”.
Më tej, sulmuesi ka treguar dhe vështirësitë për përvetësimin e gjuhës turke.
“Në të vërtetë nuk jam dhe aq i mirë me gjuhët, por gjithmonë mundohem, edhe nëse bëj gabime, nuk ma ndien, sepse nëse nuk provon nuk do të dish kurrë. Gruaja ime flet turqisht dhe mendoj se do të jetë paksa më e lehtë për mua të mundohem të mësoj dhe të kuptoj më shumë”.
Kujtojmë se Rashica e ka nisur karrierën tek Vushtrria, duke u transferua më pas në Holandë tek Vitesse, ndërsa ka luajtur dhe në Gjermani e Angli.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut