Bllokohet autostrada e Elbasanit/ Qytetarët: Kemi mbi 30 minuta që presim

18 Gusht 2023 | 16:30

Që në nisje të muajit gusht kjo është situata që përballet qyteti i Elbasanit në hyrje dhe në dalje të tij. Numri i lartë i turistëve dhe emigranteve ka krijuar radhë të gjata e trafik të renduar para rreth rrotullimit ne aksin Bradashesh- Elbasan.”

Fluksi i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit të Jugut të vendit në fundjavë, por edhe ata që zgjedhin të ndalen në Korçë”, vazhdojnë te rëndojnë trafikun në Elbasan.

Qindra automjete presin në radhë me orë te tëra ku temperaturat e larta duket se nuk janë në favor të tyre. Vetë drejtuesit e automjeteve pohojnë se kjo situatë po behët shqetësuese për ta.

“Po bëhet gati ja gjysmë ore 30 min”

“Mos e pyet fare na ka çmend, gjysmë ore”

“Po ka mbingarkesë kanë ardhur njerëz shumë” – shprehen qytetarët

“Shume i rënduar kemi gati ja 20 minuta sa të vish nga Tiranë deri këtu, po kjo çdo ditë. është këtu”

Duke konsideruar tendencën në rritje të trafikut, gjatë orëve të drekës dhe pas mesditës së sotme, parashikohet që rrugët ne hyrje dhe në dalje të Elbasanit të kenë trafik të rënduar deri në mbrëmje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026