Kurti udhëton për në Athinë, pjesë e takimit informal të thirrur nga Mitsotakis
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Athinës, ku do të marrë pjesë në takimin informal të liderve të rajonit, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Zyra e shtypit të Kryeministrisë së Kosovës bën me dije se Kurti pritet të zhvillojë dhe disa takime të tjera, krahas darkës informale.
“Atje, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut. Po ashtu, gjatë qëndrimit atje ai do të zhvillojë edhe disa takime”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Prezent në takim do të jenë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo.
Pjesë e takimit informal të Athinës nuk do të jetë Shqipëria, ku presidenca përmes një reagimi zbuloi të premten se shkak për mungesën në takim është bërë axhenda.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve