PSG i vendos çmim Mbappes, sa duhet të paguajë çdo skuadër që dëshiron ta blejë
Skuadra e cila dëshiron të transferojë yllin francez të futbollit, Kylian Mbappe tani e ka mundësinë, por fillimisht duhet të paguajë një shifër të majme. Konkretisht shuma që kërkojnë parizienët është 250 mln euro, e pa negociueshme nga ana e presidentit Al Khelaifi. Ky i fundit synon të mos e humbasë sulmuesin me parametra zero në përfundim të kontratës.
Pas rikthimit në skuadër, drejt Mbappe nuk ka pasur asnjë ofertë, e mesa duket 24-vjecari do të jetë pjesë e parizienëve deri në vitin 2024. Skuadra e cila është shumë pranë nënshkrimit të tij, madje duke arritur një akord me vetë lojtarin është Reali i Madridit. Spanjollët kanë arritur dakordësinë me Mbappe, por jo me drejtuesit e klubit, të cilët nuk do ta linin atë të lirë, pa parë fillimisht 250 milionë euro në arkat e klubit.
Sa i përket skuadrave të tjera, asnjëra nuk ka marrë guximin të paguajë një vlerë aq të lartë për Mbappe, i cili tashmë është kthyer në një lojtar i padëshiruar në Paris. Në anën tjetër, PSG do të synojë ta bindë sulmuesin të qëndrojë në Francë, edhe pse ky mision konsiderohet i pamundur. Mbappe është transferuar tek PSG në vitin 2017 për një vlerë më tepër se 100 mln euro, ndërsa ka arritur të shënojë 150 gola. Sipas transfermarkt, vlera e futbollistit përllogaritet 180 milionë euro, 70 milionë më pak nga ajo që kërkon presidenti Khelaifi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve