Tentoi të vriste 41-vjeçarin, arrestohet pas 2 javësh i riu. E “pëson” vëllai i tij
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas është arrestuar nga polica e Korçës.
I riu me inicialet M.D, u ndalua nga blutë e qytetit juglindor mpasi më datë 10 gusht tentoi të vriste një 41-vjeçar si dhe kanosi djalin e tij.
Policia bën me dije se është proceduar penalisht dhe vëllai i personit të arrestuar, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. D., 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dh. D., 20 vjeç, të dy banues në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve