“SPAK instrument i Ramës”, Berisha: Të ngrihemi në protestat më fuqishme ndonjëherë

23 Gusht 2023 | 14:16

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha mblodhi sot kryesinë e partisë ku theksoi se aksioni i vetëm që i ka mbetur opozitës janë protestat më të mëdha që janë mbajtur ndonjëherë.

Ai akuzoi SPAK se është instrument i partisë në pushtet dhe bashkë me SHIK dhe institucionet e tjera janë 1 me Ramën kundër popullit opozitar.

“Në revanshin e tij, krimi i organizuar kapi zyrtarisht me mandat parlamentar drejtimin e ministrisë së presupozuar të antikrimit. Kështu që detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar dhe mbështetës të saj të ngrihet në protesta që qëndrueshme, të mos ulim kokën. T’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën. Dhe këtë shqiptarët nuk duhet ta bëjnë kurrë. Këta janë kriminelë që duhet të largohen një minutë e më parë nga pushteti. Këta nuk respektojnë asnjë rregull, asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj. Këta kanë shndërruar pasuritë e vendit në pasuri personale të klaneve dhe familjeve të tyre. Këta ua kanë marrë shqiptarëve të dhënat personale dhe ia kanë dorëzuar krimit me Taulant Ballën”, tha mes të tjerash Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026