Greqia pengim për Shqipërinë në BE? Rama i përgjigjet Athinës: Nuk i druhem asgjëje

23 Gusht 2023 | 15:40

Tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për shkak të Fredi Beleri kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i komentojë.

Në konferencën për mediat zhvilluar këtë të mërkurë, pyetur nga Euroneës Albania mbi një pengim të mundshëm të Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane referuar edhe një interviste të ministrit të punës në Greqi, Rama dha këtë përgjigje.

“I druhem vetëm një gjëje, që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër”, ishte përgjigja e kryeministrit.

Rama hodhi poshtë disa shqetësim të ngritura nga qytetarët për marrjen e shërbimit në kadastër.

“Nëse shikoni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra qëkur ka kaluar në këtë sistem krahasuar me më parë është shumë më i lartë, shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull kadastrës si hijena janë jo të nervozuar por janë shumë të agresivizuar. Dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdorësh”, tha Rama.

Po ashtu, kreu i qeverisë nuk u përgjigj sa i takon ndryshimeve në qeveri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026