Manchester United blihet nga sheiku i Katarit për 6 miliardë euro
18 vite pasi e blenë skuadrën e Manchester United për vlerën e 800 milionë eurove, familja Glazer ka hequr dorë përfundimisht nga klubi britanik.
Djajtë e kuq, tanimë do të kenë një pronar të ri dhe bëhet fjalë për Sheikh Jassim nga Katari. Mediat angleze raportojnë se data e shitjes nuk është konfirmuar ende, por në mesin e muajit tetor, gjithçka do të jetë zyrtare. Sheku nga Katari ka paguar rreth 6 miliardë euro për blerjen e gjigantëve të Manchester United.
Prej nëntorit të shkuar skuadra ishte në shitje, për faktin se tifozët janë ngritur në protesta ndaj familjes Glazer. Këta të fundit akuzohen se nuk kanë investuar sic duhet e në këtë mënyrë rivalët e Manchester Cityt janë më të suksesshëm gjatë viteve të fundit.
Në garë për blerjen e skuadrës ishte dhe Jim Ratcliff, për të cilin familja Glazer shpresonte të fitonte të drejtat për të drejtuar skuadrën, pasi në këtë mënyrë një pjesë të aksioneve do ta kishin tyren. Tashmë llogaritë janë mbyllur, ndërsa skuadra do të kalojë në pronësi të Sheikh Jassim. Në këtë mënyrë, shpresat janë më të mëdha që skuadra të kthehet edhe më kompetitive, për të garuar ndaj rivalëve të Man City apo edhe skuadrave të tjera në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve