Euronews Albania raporton nga zjarret në Greqi, ekipi shqiptar në luftë me flakët
Një ditë më parë, Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Greqisë, duke vënë në gatishmëri 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.
Për ndihmën nga Tirana ka reaguar edhe kryeministri grek Mitsotakis, i cili ka falënderuar Shqipërinë. Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.
Aleksandropoli është një nga zonat e Greqisë, e cila po përballet me situatën e vështirë të krijuar nga vatrat aktive. Së bashku më grupet që kanë udhëtuar drejt Aleksandropolit në Greqi është edhe gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

Ai raportoi nga ajo zonë duke konfirmuar se situata ka shkuar drejt normalizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve