Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagosen dy të rinj (Emrat)
Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes disa personave te zona e njohur si “Rana e Hedhun”, kanë mbetur të plagosur shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues ne Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Të dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe janë transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ata ndodhen në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Sakaq janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, të cilët janë shtetasit Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Lezhës dhe po punon për kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve