Agjenti i Salah konfirmon: Egjiptiani mbetet në Liverpool

25 Gusht 2023 | 12:07

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, ka qenë në vëmendjen e publikut ditët e fundit për shkak të interesimit të Al Ittihad për shërbimet e tij. Megjithatë, duket se asgjë nuk ka dalë nga kjo.

Shumë lojtarë u larguan nga futbolli evropian në këtë afat kalimtar për të shkuar në Arabinë Saudite. U përmend se kështu mund të ndodhë edhe me sulmuesin e Liverpoolit, por kjo nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani.

Sipas BBC, Liverpool nuk planifikon të mbetet pa egjiptianin këmbëshpejtë, madje agjenti i lojtarit, Rami Abbas, i ka mohuar zërat:

“Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj Liverpool-it. Nëse do të kishim menduar largimin nga Anfield, kontrata e re nuk do të ishte nënshkruar”, ka shkruar Abbas në profilin e tij në Twitter.

Egjiptiani ka bërë 307 paraqitje me fanellën e “Reds”, ku ka arritur të shënojë deri në 187 gola, duke e kaluar kështu Steven Gerrard në listën e të gjitha kohërave të golashënuesve pak ditë më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026