Kush “e pajtoi” Ramën dhe Kurtin? Zbulohet kryeministri që ndërhyri mes tyre

28 Gusht 2023 | 11:00

Analisti Gazmir Raci ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjera takimin mes dy kryeministrave shqiptar Edi Ramës dhe Albin Kurti, të cilët u takuan ditën e djeshme në Slloveni.

Raci tha se dy kryeministrat nuk ishin në hasmëri dhe edhe pse u tha shumë se ishte kryeministri i Malit të Zi ai që “i pajtoi” , sipas analistit, ky takim ishte i pashmangshëm.

“Takimi ishte i pashmangshëm, se është një samit rajonal i thirrur nga Sllovenia, që ka një rëndësi strategjike për Slloveninë dhe për BE-në. Dy kryeministrët nuk janë në hasmëri. Mbrëmë u tha se Abazoviçi i pajtoi dy kryeministrët. Ata nuk janë në hasmëri, por janë disa çështje politike të cilat mbase nuk janë sqaruar mes tyre, e do duhej që njëherë e përgjithmonë të dy liderët të uleshin e të bisedonin mes  tyre në mënyrë që të mos ketë efekte në raportet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse ndryshe asnjëra nuk mund të ecë drejt anëtarësimit në BE”,-tha Gazmir Raci.

Pas shtrëngimit të duarve, ata janë ulur pranë në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë dhe shihen teksa bisedojnë edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ky ishte ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të tensioneve në veri në fund të muajit maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026