“Paradoksi i Kurtit në Tetovë”, Grubi: Foli me opozitën për projektet e qeverisë

28 Gusht 2023 | 12:04

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së  Veriut, Artan Grubi ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit të kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurti u takua me kryetarin e komunës, nga opozita, për të folur për një projekt I cili është tërësisht projekt i qeverisë maqedonase siç është rruga Tetovë-Prizren.

Grubi tha se ajo që ishte më absurde në takimin me kryekomunarin e Bilall Ksami, është se takimi I tyre u zhvillua në fshatin Vicë që nuk ka asnjë lidhje me rrugën.

“Absurdi më I madh ishte se kryetari I komunës së Tetovës e dërgoi kryeministrin e Kosovës, duke mos i thënë , për të diskutuar për rrugën Prizren-Tetovë dhe e çon sit ë themi në Shkodër e Tropojë, ndërkohë që rruga ndërtohet në Vlorë. U dërgua në një fshat që nuk ka të bëjë fare me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, por kjo është bërë nga injoranca duke mos ditur ku kalon rruga.

Se ku do të ndërtohet tuneli. Tuneli kapërcen vijën kufitare mes dy vendeve tona, ai është kryekëput projekt i qeverisë dhe komuna nuk ka asnjë kompetencë për këtë projekt. Besoj se zoti Kurti duhet ta kishte ditur ose nuk është informuar mjaftueshëm qoftë nga kabineti I tij qoftë nga kryetari I komunës së Tetovës”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026