Pamjet e plota, momenti kur Rita i Ora i merr nga dora flamurin serb fansit

29 Gusht 2023 | 09:20

Janë publikuar pamje të tjera nga performanca e Rita me Orës me flamurin serb hedhur pas krahëve gjatë një koncerti që këngëtarja me famë botërore mbajti fundjavën që lamë pas në Hungari.

Në rrjete sociale po qarkullon dhe momenti kur Rita Ora i merr nga dora flamurin serb një fansi që ishte pozicionuar shumë pranë skenës.

Djali me emrin Borivoje ka deklaruar në një prononcim për media se e kishte marrë me vete flamurin serb pasi origjina e nënës së tij është nga Serbia, ndërkohë që i ati është hungarez.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem. Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

Djali theksoi në intervistën e tij se u ndje i befasuar kur këngëtarja ia mori flamurin, teksa shtoi se ai e kishte marrë atë thjesht për të bërë një video në Tik Tok dhe nuk kishte qëllim ta hidhte në skenë.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, vazhdoi me tej i riu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026