Si ti mbrojmë fëmijët nga virozat/ Pediatri: Kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku

30 Gusht 2023 | 10:40

Mjeku pediatër Bektash Mandri foli mëngjesin e kësaj të mërkure në Euronews Albania për virozat nga të cilat janë prekur kryesisht fëmijët në këtë verë. Ai tha se gjatë kësaj vere virozat që kanë qarkulluar më shumë kanë qenë ato të infeksioneve të sipërme dhe gastroenteritet.

Ai tha se ende vazhdon të qarkulloje edhe një variant i ri i covid, por momenti kur prindërit duhet të shqetësohen e të shkojnë menjëherë te mjeku është kur fëmijët kanë të vjedha.

“Pjesa më e madhe kanë qenë viroza të stinës, por prindërit duhet të jenë të qartë, covidin e kemi prezentë dhe do e kemi gjithmonë megjithëse tashmë po qarkullon një variant tjetër.

Shqetësimet më të mëdha kanë qenë gastroenteritet dhe infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore të cilat janë shoqëruara me një temperaturë të lartë.

Një këshillë që unë dua të jap, është që në momentin që fëmijët kanë të vjedha ata duhet të drejtohen menjëherë në ambientet shëndetësore dhe është mjeku ai që duhet të vendosë për mënyrën e trajtimit të këtij pacienti”,-tha mjeku pediatër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026