Masa shtesë sigurie për Altin Dumanin, kreu i SPAK lëviz me makinë të blinduar
Masa shtesë janë marrë për ruajtjen e sigurisë së kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas burimeve prej 2-3 javësh Altin Dumani lëviz me makine te blinduar ndërsa pranë shtëpisë se tij është shtuar një grup policor për ruajtje.
Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.
Gjthashtu pritet që në fillim të shtatorit të krimi disa operacione të tjera të rëndësishme nga struktura anti-korrupsion.
Gazetari Eni Ferhati tha në një lidhje direkte për Euronews Albania, se sipas informacioneve, kreu i SPAK nuk ka marrë ndonjë kërcënim. Sipas tij masat shtesë janë marrë për shkak edhe të situatës që është krijuar, ku institucioni që ai drejton po godet emra të rëndësishëm të krimit të organizuar por edhe të politikës.
“Kreu i SPAK ruhet dhe siguria e tij është punë e gardës së republikës, por krahas tyre, tashmë në ruajtjen e sigurisë së tij është angazhuar edhe policia e shtetit. Sipas informacioneve të deritanishme nuk kemi të bëjmë me një kërcënim, por me situatën në të cilën ndodhet tani Prokuroria e Posaçme, e cila ka qenë tepër aktive dhe gjatë muajit gusht. Vetëm për Altin Dumanin kemi mësuar se janë shtuar disa masa sigurie, ndërsa patjetër edhe prokurorët e tjerë patjetër që ruhen për shkak të pozicionit që ata kanë”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve