Taremi firmos me Milanin, Chelsea interesohet për Felix, ditët e fundit të merkatos
Milani mund të konsiderohet padyshim mbreti i merkatos në kampionatin italian, duke blinduar kështu skuadrën në këtë sezon të ri. Kuqezinjtë kanë nënshkruar së fundmi me sulmuesin Iranian, Mehdi Taremi, ndërsa prezantimi i tij mbetet çështje orësh.
Shtypi Italian pohon se marrëveshja mes klubeve është arritur, për një pagesë prej 15 milionë eurosh, ndërsa në orët në vijim, 31-vjeçari do të vendoset nën urdhrat e Stefano Piolit.
Pak javë pasi nuk pranoi të blinte kartonin e Joao Felix, Chelsea ka rikthyer sërish vëmendjen drejt yllit portugez. 23-vjecari ishte në huazim tek blutë, por duket se drejtuesit asokohe nuk u bindën, ndërsa tani planet kanë ndryshuar. Joao Felix pak javë më parë pohoi se dëshira e tij e vetme ishte Barcelona, e në rast se kjo gjë nuk arrihet, kalimi i tij drejt Arabisë Saudite nuk do të ishte i pamundur, pasi nuk kanë munguar ofertat.
Lëvizje ka dhe në aksin Angli-Gjermani, me bavarezët e Tuchel ta cilët kanë shtuar interesin për mesfushorin Eric Dier. 29-vjecari i Tottenham është gati për një aventurë të re, por rekordmenët e Gjermanisë po tregohen të kursyer sa i përket financave, duke shtuar këtu se shpenzuan mbi 100 milionë euro për Kane pak ditë më parë. Londinezët e kanë nisur mirë sezonin në Premier League, ndërsa pas shitjes së tij, pritet të ketë dhe afrime. Një emër që pritet me bujë është ai i Ansu Fati, me asin e Barcelonës që është i pakënaqur në kampin blaugran. Orët e fundit të merkatos pritet të sjellin të tjera surpriza.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës