Nuk zgjat shumë rritja e euros, monedha evropiane bie sërish
Euro dhe valutat e tjera po e mbyllin javën me një zhvlerësim të ngadaltë. Monedha europiane këmbehet, 108.4 lekë, ku pas një periudhë në rritje kur kulmoi në vlerën 110.6 lekë, në harkun kohor të javës së fundi, euro ka humbur afërsisht 2.2 pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Edhe valutat e tjera kanë shkuar në këtë ecuri.
Dollari amerikan këmbehet me 100.7 lekë, në rënie me pothuajse 2.6 lekë krahasuar me një javë më parë.
Ndërkohë, paundit britanik e mbylli javën në nivelin e 126.68 lekë, 2.3 lekë më pak krahasuar me një javë më parë.
Javën e kaluar, euro regjistroi një rritje të fortë në afërsisht 5.5 lekë dhe arriti të rifitonte të gjithë terrenin e humbur gjatë tre muajve të verës.
Sipas agjentëve, këto lëvizje të kursit në një masë të madhe reflektojnë pjesërisht qarkullimin turistik, por janë edhe faktorë të tjerë spekulativë ose jo, që lidhen me flukset e parave të huaja që prekin kursin ditor të këmbimit.
Edhe pse e kanë të vështirë të bëjnë parashikime, kursi i valutave të huaja, nuk pritet të ketë rritje të fortë gjatë muajve në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve