Basha edhe kryetar grupi, Baçi: Lëvizje pozitive, të përballet vetë me kryeministrin
Analisti Agim Baçi, në një intervistë për Euronews Albania, i cilësoi si lëvizje pozitive ndryshimet statutore që pritet të miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Basha.
Ai e cilësoi si normale që kryetari i partisë merr kompetencat e grupit parlamentar, duke qenë se replikën më të forta në kuvend me kryeministrin e bën kryetari i partisë.
“Sot duhet të dëgjojmë nga Basha arsyet e rikthimit dhe cila ka qenë marrëdhënia reale me Berishën, pastaj është në dorën e demokratëve nëse do t’i bashkëngjiten apo do kemi dy pjesëza të PD. është normale që kryetari i partisë merr kompetencat e kreut të grupit parlamentar duke qenë se replikat më të forta në kuvend me kryeministër i bën kryetari. Është një lëvizje më e ndershme, ti je personi me përgjegjësi që pretendon t’i zësh vendin kryeministrit. Është një ndryshim pozitiv, nuk ka pse të fshihet pas kryetarit të grupit”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit