Burimi: Berisha pa vulë e pa logo dhe prapë është më mire se Basha
Gazetari Genc Burimi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në jetën politike në Shqipëri nuk ka moral dhe nëse do e krahasonim me një lojë tavëll, zarat janë me hile.
Ai komentoi konkretisht situatën në Partinë Demokratike, ku u shpreh se pa logo e pa vulë, përsëri Sali Berisha është më mirë se Lulzim Basha.
“Sot në Shqipëri po vepron politika gjeopolitike e pamoralshme amerikane. Sot amerikanët, nuk duan Berishën, duan Ramën. Amerikanët nuk mund të lënë të krijohet një vakum si në Afganistan dhe Mal të Zi që të largohet Rama sepse nuk kanë me cilin ta zëvendësojnë. Në këto kushte amerikanët fusin në fuqi SPAK-un. SPAK-un e përdorin sigurisht 99% për ndihmë të shqiptarëve që të luftojë korrupsionin, por vetëm 1% që ai SPAK të mos prekë kupolën dhe kupola është pikërisht Rama dhe pjesë e kupolës është gjithashtu dhe Basha,” – tha Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor