Kuvendi rinis sot punën me ndryshime në grupet parlamentare

4 Shtator 2023 | 09:29

Në orën 10:00 do të nisë sesioni i pestë të legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare.

Demokratët kanë vendosur në ndryshimet ne statutin e tyre që kryetari i grupit të jetë kryetari i Partisë për sa kohe janë në opozitë, nga ana tjetër Gazment Bardhi ka njoftuar nesër një takim me Berishën dhe grupin e mbështetësve të tij për një bashkim mes tyre. Edhe socialistët do të kenë një emër të ri në krye të grupit parlamentar; ai do të jetë Bledi Çuçi.

Nga java e parë e shtatorit e në vijim, në fokus të diskutimit do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme, disa prej tyre të mbartura nga sesioni i kaluar. Ligji për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, do të jetë prioritet.

Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi gjatë vitit të kaluar. Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para. Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe  amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet  janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët  shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tyre.

Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes forcave politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026