Rama: Ligji për investimet strategjike të ndryshojë, jo fshatra turistik pa hoteleri
Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se statusi aktual i investitorëve strategjikë duhet të ndryshojë.
Në fjalën e tij në asamblenë e PS, ai tha mes të tjerash se nuk do të ketë më fshatra turistikë pa hoteleri, ndërsa nënvizoi se ndërtimet e reja do të bëhen në bazë të kritereve të përshtatshme për turistët.
“Statusi aktual i investitorëve strategjikë duhet të ndryshojë, kuadri ekzistues e ka kryer misionin e vet për të stimuluar investime akull-thyese, në një vend ku turizmi ishte bukë sufllaqe, shalqin me djathë. Tani që akulli është thyer dhe Shqipëria nuk është më vendi ku nuk qasej dot as me mëndje e jo më të hidhje këmbët, një brand ndërkombëtar i industrisë së turizmit, steka duhet të ngrihet shumë më lartë menjëherë.
Shqipëria duhet të zotëroj një ofertë optimale, që bazohet në larminë e zgjedhjeve. Vetëm kështu do ta fuqizojmë zinxhirin ekonomik të turizmit. Do stimulojmë prodhimin e fermave dhe do të garantojmë vende të reja pune me paga të larta për njerëzit tanë. Dhe kapitulli i fshatrave turistik pa hoteleri, do të shpallet një kapitull i mbyllur, Në këtë vend do të ndërtohet shumë më mirë akoma. Ndërtimet e reja duhet të mbushin kriteret dhe kërkesat e reja, në përputhje jo me nevojat e konkurrencës por me nevojat e konkurrencës nesër”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje